Ofensiva në Kharkiv, “Izium çlirohet nga pushtuesit” - NACIONALE

Ofensiva në Kharkiv, “Izium çlirohet nga pushtuesit”

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Kryetari i Izium në rajonin e Kharkiv, Vladimir Matsokin, ka thënë në një intervistë radiofonike se qyteti është çliruar.

Matsokin i tha një radioje ukrainase: "Forcat tona të Armatosura të Ukrainës janë në Izium. Nuk mund të thuhet se operacioni ushtarak për çlirimin e Iziumit ka përfunduar, por ushtria jonë po punon."

"Kjo është një festë e vërtetë - Dita e Çlirimit të qytetit tonë," shtoi Matsokin. “10 shtatori është dita e çlirimit të Iziumit nga pushtuesit rusë”.

CNN më herët raportoi se sipas oficerëve ushtarakë ukrainas të përfshirë në operacion, njësitë e para kishin hyrë në Izium. Nuk ka pasur raporte për rezistencë ruse; duket se shumica e njësive ruse tashmë ishin larguar nga qyteti.

Ushtarët ukrainas kanë postuar disa video dhe imazhe të pranisë së tyre në hyrje të qytetit.

Lajme të ngjashme