OEK i shkruan letër Kaja Kallas, kërkon nga BE-së heqjen e masave ndëshkuese
Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga BE-ja heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Përmes një letre, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë edhe të Kryetarit të Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (ËB6CIF), i ka dërguar një letër Znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme, ku i shpreh shqetësimet për masat e BE-së.
Në letër ai ka vlerësuar se masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik.
Sipas tij letrës, deri me tani janë pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.
“OEK dhe ËB6CIF mbeten të gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe partnerët rajonalë për të avancuar një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar dhe perspektivëdhënës”, është thënë në letër, raporton Klankosova.tv.