Oda e Përmbaruesve i reagon Muratit: Tërhiqu nga deklaratat e pabaza, ose do të të ndjekim me ligj - NACIONALE

Oda e Përmbaruesve i reagon Muratit: Tërhiqu nga deklaratat e pabaza, ose do të të ndjekim me ligj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Oda e Përmbaruesve Privatë ka dalë me reagim përmes së cilit ka hedhur kritika ndaj pretendimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se përmbaruesit po abuzojnë me tarifat.

Bordi Ekzekutiv i OPP-së e ka konsideruar si të pabazuar dhe si rrjedhojë të papranueshme, deklaratën e ministrit Murati, ku përmbaruesit privatë akuzohen për “Abuzim me tarifat”.

Oda tha se përmbaruesit privatë zbatojnë ligjin, dhe nuk e krijojnë atë.

“Tarifat e përmbaruesve nuk caktohen sipas dëshirës, por janë të përcaktuara qartë, bazuar në Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe akte nënligjore, përkatësisht udhëzim administrativ konkret. Çdo tarifë është e rregulluar dhe transparente. Në vend që të drejtohen akuza të pabazuara ndaj përmbaruesve, institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe detyrimet që krijojnë”, u tha mes tjerash në reagimin e OPP-së.

Lajme të ngjashme