Lutja e rrallë e një tifozi: O Zot i Madhërishëm, udhëzoji drejt suksesit lojtarët e Kombëtares së Kosovës
Një tifoz i madh Kosovës sot ia ka bërë një lutje të sinqertë Zotit.
Lutjen e tij të rrallë ai e ka shkruar në letër dhe e ka nënshkruar, duke i kërkuar që të ndihmohen lojtarët e Kosovës ndeshjen e sotme kundër Turqisë.
Në lutjen e tij ai ka kërkuar që lojtarëve të Kosovës të iu jepet forcë, guxim dhe mençuri në çdo hap që hedhin në fushë.
“Me përulësi të drejtohemi sot, duke kërkuar bekimin dhe mëshirën Tënde për ekipin tonë kombëtar të Kosovës. Jepu forcë, guxim dhe mençuri në çdo hap që hedhin në fushë. Mbushi zemrat e tyre me besim, unitet dhe vendosmëri, që të luajnë me nder, dinjitet dhe dashuri për atdheun. Udhëzoji drejt suksesit dhe mbroji nga çdo lëndim apo vështirësi. Bëji të fortë në shpirt dhe të qetë në mendje, që të japin më të mirën nga vetja dhe të na gëzojnë të gjithëve”, ka shkruar ai, duke e vazhduar lutjen e tij.
“Le të jetë loja e tyre një burim krenarie për popullin tonë dhe një moment bashkimi për të gjithë ne. Në duart e Tua e lëmë këtë dëshirë, me besim të plotë në vullnetin Tënd”, është lutur ai.

Gazeta ka mësuar se tifozi në fjalë është edhe zyrtar i lart në një institucion shtetëror.