“O shok, çka je tu fol?”: Halil Matoshi kapet me Blerim Gashin për Asociacionin - NACIONALE

“O shok, çka je tu fol?”: Halil Matoshi kapet me Blerim Gashin për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Gashi e Halil Matoshi, dy analistë të Kanal 10, janë përplasur rreth Asociacionit dhe 15 modeleve evropiane të cilatë Miroslav Lajçaku, i dërguar i BE-së për dialog mes Kosovës e Serbisë, ia dorëzoi Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

E gjitha filloi kur Gashi nisi të fliste për modelet që po diskutohen aktualisht, e që sipas tij janë katër.

“Në qoftë se kemi pasur marrëveshje të 2013, atëherë çka u quan peshë Lajçaku 15 modele, në qoftëse kjo punë qenka e kryer” – e filloi argumentimin e tij z. Blerim Gashi.

“Me shkru statusin o shok” – ia ktheu Halil Matoshi, gazetari vetaran që është si vullkan gjatë debateve televizive.

“Qysh implementohet Asociacioni pa status, ashtu n’bahçe të babës s’un del…” – ishte fjalia e radhës nga z. Gashi.

Në shpjegimin e mendimit të tij, z. Gashi bëri edhe një kapërcim interesant.

“Zajednica nuk kalon, Asociacioni kalon.” – tha z. Gashi.

“Çka je tu fol o Gash?” – e pyeti z. Matoshi.

Lajme të ngjashme