“O kuku babë më rroki” – Dëshmitari tregon detaje për vrasjen e babait me të birin në Gradicë - NACIONALE

“O kuku babë më rroki” – Dëshmitari tregon detaje për vrasjen e babait me të birin në Gradicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Më 5 prill të vitit 2021 kishte ndodhur një vrasje e dyfishtë në vendin që njihet si “Zabel” në Gradicë të Drenasit.

Babë e bir kishin mbetur të vrarë si pasojë e një konflikti për shfrytëzim të malit. E për këtë rast, dje ishte mbajtur një seancë gjyqësore.

Dëshmitari Valdrin Muja ka rrëfyer se pas shkrepjes së armës, i mituri me inicalet A.M kishte thënë “o babë kuku më rroki”.

Xhafer e Amir Bardhi po akuzohen se kanë privuar nga jeta A.M 15 vjet, dhe prindin e tij B.M

“Ka kërsitë arma, e ka rrokë djalin mbrapa A., A. ka thanë o kuku babë m’rroki, dhe ka vrapu në drejtimin tim. Ku aty A. është deshë vetë dhe ka ra në duart e mija dhe ia kam dhënë ndihmën e parë”, tha dëshmitari Muja, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 shkurt 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të pandehurit Xhafer Bardhi dhe Amir Bardhi po akuzohen se më 5 prill 2021 në vendin e quajtur “Zabel” në pyllin e fshatit Gradicë, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore rreth së drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje të pandehurit Bardhi në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të miturin tani të ndjerin A.M 15-vjeçar dhe prindin e tij B.M.

Lajme të ngjashme