Nxënësit gjermanë protestojnë kundër rikthimit të shërbimit ushtarak
Protesta në shkolla po mbahen në mbarë Gjermaninë për ta kundërshtuar rikthimin e mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Njëri nga organizatorët e protestës, Bela Breitner, nga Greva Shkollore Kundër Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak tha se qeveria federale “e ka seriozisht për rikthimin gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, raporton televizioni BBC.
Në një protest në Hamburg, protestuesit valëvitën flamuj dhe mbanë pankarta në të cilat shkruhej “Ne nuk marrim pjesë në luftërat tuaja”.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e ka bërë prioritet fuqizimin e ushtrisë së vendit pas fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
Një ligj i ri për shërbim ushtarak vullnetar hyri në fuqi në janar, me qëllim të rekrutimit të vullnetarëve për rritjen e numrit të ushtarëve.
Megjithatë, nëse situata e sigurisë përkeqësohet dhe nëse paraqiten shumë pak vullnetarë, një formë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak mund të shqyrtohet në Bundestag.
Sipas ligjit, të gjithë 18-vjeçarëve në Gjermani do t’u dërgohet një pyetësor për t’u përgjigjur nëse janë të interesuar dhe të gatshëm për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura.