Nushi: Kurti e pranoi hapur se është i shantazhuar për planin franko-gjerman
Një fjali e thënë sot nga kryeministri Kurti duket se i ka bërë përshtypje të madhe aktivistit të PSD-së, Nol Nushi.
Kurti më herët gjatë ditës foli gjerë e gjatë për planin franko-gjerman para deputetëve të Kuvendit.
Mes tjerash, ai deklaroi edhe se ky plan/propozim i ishte prezantuar “afër” formatit “merre ose lëre”, si një arsye pse nuk kishte pasur mundësi të refuzonte.
Nushi ka thënë se Kurti “është i shantazhuar për pushtet” në komentin e tij, deria ka shtruar edhe pyetjen retorike “a njëmend po mendoni se ky po reziston e po qet kushte, a?”
