Nushi i PSD-së: VV-ja vendosi me mbështetë marshin pasi e pa që po bëhet i madh - NACIONALE

Nushi i PSD-së: VV-ja vendosi me mbështetë marshin pasi e pa që po bëhet i madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta mbështesë marshin për çlirimtaret e UÇK-së.

Nushi ka thënë se pasi që kalkulantat e VV-së e kanë parë që marshi po bëhet shumë i madh, andaj vendosen me e mbështet.

Ai ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që nuk ka pas informacione për këtë marsh.

Postimi i plotë:

Kalkulantat e VV e pane qe marshi solidarizues per çlirimtaret po behet shume i madh, andaj vendosen me e mbeshtete. Ndonese mbreme Kurti nuk e dike as qe ka marsh.

Mos u cuditni kur t'i mbeshtesin edhe protestat e Luizit.

Lajme të ngjashme