Nushi i PSD-së: Asnjë polic për sigurinë e gazetarëve, kur ne mbajmë aksion simbolik janë nga 20
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reguar në mbështetje të gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, i cili sot është sulmuar në Prizren në një protestë kundër DokuFestit.
Nushi përmes një postimi në Facbook, ka thënë se Vullneti është rrethuar nga konservatoret dhe asnjë polic nuk ka qenë aty për siguri.
Ai tutje ka shkruar se në aksionet që PSD-ja i mbanë në mënyrë simbolike janë nga 20 policë.
Postimi i plotë:
Vullneti i rrethum prej konservatoreve.
Asnje polic aty, per siguri te gazetareve. Ne aksionet tona simbolike jane ka 20 police, ketu asnje.
Nuk e pashe asnje protestues te qeverise tu bo antiproteste sikurse te rasti i gazetareve.
Cdo autoritet shteteror duhet me reagu, me denu kete akt dhe me u distancu qarte.
