Nurellari: Specialja është shndërruar në një korporatë institucionale, prodhon procese për të justifikuar ekzistencën e vet - NACIONALE

Nurellari: Specialja është shndërruar në një korporatë institucionale, prodhon procese për të justifikuar ekzistencën e vet

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Politologu Adri Nurellari e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Ai ka vlerësuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë shndërruar praktikisht në një korporatë institucionale.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ato po veprojnë me autonomi të plotë burokratike dhe pa kurfar llogaridhënie.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë shndërruar praktikisht në një korporatë institucionale: veprojnë me autonomi të plotë burokratike, pa supervizim real nga Kuvendi i Kosovës dhe pa llogaridhënie substanciale ndaj Parlamentit Evropian”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Kur një gjykatë shkëputet nga kontrolli demokratik, ajo pushon së qeni vetëm organ drejtësie dhe bëhet aktor organizativ që mbron reputacionin, buxhetin dhe vazhdimësinë e vet. Dhe kjo nuk është thjesht kritikë politike: në institucionalizëm, sipas Douglass North dhe teorisë së ‘logjikës së përshtatshmërisë’ të James G. March dhe Johan P. Olsen, çdo institucion, përfshirë edhe gjykatat, sillet si organizëm racional që kërkon të justifikojë vazhdimisht ekzistencën e vet, të sigurojë burime financiare dhe vazhdimësi operative, si dhe të ndërtojë legjitimitet publik. Kjo do të thotë se Gjykata Speciale kaloi nga misioni normativ i vendosjes së drejtësisë tek mbijetesa organizative. Thënë ndryshe ajo po sillet si korporatë duke prodhuar procese për të justifikuar ekzistencën e vet”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme