numri i të vdekurve nga sulmet në Chasiv Yar të Ukrainës - NACIONALE

numri i të vdekurve nga sulmet në Chasiv Yar të Ukrainës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 34 numri i të vdekurve nga sulmi në një objekt banesor 5-katësh në Chasiv Yar, në lindje të Ukrainës, përderisa ekipet e shpëtimit vazhduan që të nxirrnin trupa nga rrënojat.

Sipas autoriteteve ukrainase, ndërtesa u godit nga raketat ruse të shtunën në mbrëmje. Shërbimet emergjente fillimisht thanë se janë dhjetë të vdekur, por numri u rrit pas kërkimeve nën rrënoja.

Viktima më e fundit, një fëmijë 9-vjeçar, raportohet se është gjetur të hënën pak para mesnatës.

Lajme të ngjashme