"Nuk zmbrapsemi": Anëtari i Këshillit Grevist i përgjigjet Hekuran Muratit "Mundesh, por pastaj nuk mundesh" - NACIONALE

"Nuk zmbrapsemi": Anëtari i Këshillit Grevist i përgjigjet Hekuran Muratit "Mundesh, por pastaj nuk mundesh"

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Anëtari i Këshillit Grevist dhe përfaqësues i shoqatave, Ali Sefaj, ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit të Financave, Hekuran Murati, më pezullim të pagave në rast se grevat vazhdojnë.

Sefaj përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Muratin me një thënie të kryeministrit Kurti.

“Siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh”, shkroi Sefa

Sefaj, i pyetur nga Gazeta Nacionale, se nëse grevistët kanë filluar të zmbrapsen pas këtyre deklaratave të ministrit Murati, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, nuk frikësohen grevistët sepse greva jonë është e ligjshme dhe s’mund të na i ndalë pagat’’, ka thënë Sefaj.

Përfaqësuesi i shoqatave ka thënë për Nacionalen se pavarësisht paralajmërimeve të ministrit për pezullim të pagave, greva do të vazhdojë.

“Jo nuk e kemi ndërmend të zmbrapsemi nga greva pavarësisht paralajmërimeve të ministrit. Ne do vazhdojmë me grevën, sepse kërkesat tona janë të drejta të arsyeshme dhe lehtësisht të realizueshme’’, ka deklaruar Sefaj.

Sipas tij, mungon veç vullneti politik për të ofruar një zgjidhje.

Lajme të ngjashme