Nuk u morën vesh në trafik, një burrë e sulmon fizikisht një grua në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas policisë, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 02.01.2023 – 04:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
