Nuk ndalet prostitucioni në qendrat e masazhit: Arrestohen tri gra në Gjilan - NACIONALE

Nuk ndalet prostitucioni në qendrat e masazhit: Arrestohen tri gra në Gjilan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra në Gjilan, nën dyshimin se ato janë duke zhvilluar prostitucion në një qendër për masazh.

Rasti ka ndodhur më 8 maj, rreth orës 10:30.

“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura”, njofton Policia.

Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme