“Nuk mund të marrësh vota duke sharë krerët e UÇK-së”: Zana Avdiu e Valon Syla debatojnë ashpër - NACIONALE

“Nuk mund të marrësh vota duke sharë krerët e UÇK-së”: Zana Avdiu e Valon Syla debatojnë ashpër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu janë përplasur ashpër gjatë diskutimit në “Pressing” të T7 ku u diskutua për opozitën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gjatë debatit, Syla dhe Avdiu kanë diskutuar nëse kryeministri Albin Kurti po injoron procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për të përfituar elektoralisht.

Më konkretisht, Syla ka thënë se “në Kosovë ekziston elektorati që ka nostalgji për Jugosllavinë dhe ka politikanë që marrin votat duke ofenduar krerët e UÇK-së”.

Me këtë pretendim nuk u pajtua Zana Avdiu, e cila tha se “nuk mund të marrësh vota duke sharë krerët e UÇK-së”.

Syla: Një pjesë e madhe e elektoratit kosovar janë pasardhës të një sistemi që iu ka prish rehatia me ardhjen e UÇK-së.

Avdiu: Valon i ka marrë 50%, që kanë votu. Ma shumë votojnë të rinj VV-në

Syla: Po a i ka pas LDK-ja pensionistat, e sot janë me Albin Kurtin sepse është ajo sturkturë”.

Avdiu: Unë mendoj që nuk fiton vota duke i sha liderët e UÇK-së.

Lajme të ngjashme