"Nuk kemi votë në bllok me pakicat, duam të drejtojmë ministri” – Berisha tregon çka kërkoi nga Kurti
Veton Berisha nga Partia Egjiptiane Liberale doku folur në RTV Dukagjini tha se nga bisedimet e sotme me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë kërkuar që vota e tyre të përkthehet edhe me marrjen e tyre përgjegjësi në qeverisje, përkatësisht të drejtojnë ministri.
Vota e tij, u shpreh ai, nuk është “votë në bllok” me pakicat e tjera jo-serbe – por, se kanë individualitetin dhe subjektivitetin e vet.