“Nuk ka dialog pa siguri për Kosovën dhe sanksione ndaj Serbisë”: Kusari-Lila përsërit fjalët e Kurtit
Nuk mund të ketë dialog për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në qoftë se bashkësia ndërkombëtare nuk ofron garanci për sigurinë e Kosovës dhe nuk e sanksionon Serbinë, ka thënë Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke folur për KosovaPress.
“E para dhe më e rëndësishme në këtë fazë është siguria, garancia për siguri. Gjithashtu edhe garancia për mos përsëritjen e ngjarjeve të 24 shtatorit dhe e dyta pastaj është procesi afatgjatë. Në afatshkurtër dhe i menjëhershëm duhet të jetë përkushtimi për mossulmim dhe paqe, pasi veprimet pas 24 shtatorit nuk kanë treguar një seriozitet nga ana e Serbisë në raport me ngjarjet dhe situatën të cilët ata dukshëm dhe të faktuar e kanë mbështetur deri në rangun më të lartë shtetëror… Duhet doemos që të shihet qartë se duhet të merret përgjegjësia dhe duhet vendosur barazia ndërmjet palëve, Kosovës duhet t’i hiqen masat dhe Serbia duhet të mbajtur përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit”, thotë Kusari-Lila.