"Nuk jemi Vukvendosje": Opozita nuk ia voton shmangiet procedurale VV-së për Projektligjin për Energjinë Elektrike - NACIONALE

"Nuk jemi Vukvendosje": Opozita nuk ia voton shmangiet procedurale VV-së për Projektligjin për Energjinë Elektrike

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk i votuan shmangiet procedurale për Projektligjim për Energjinë Elektrike.

Janin Ymeri nga LDK tha se “nuk jemi krejt Vukvendosje,” dhe tha se në ligj, “ka përmbajtje që ndikojnë në sigurinë juridike dhe kombëtrare, në lidhje me KOSTT-in.”

Besnik Tahiri i AAK-së tha se tash qëndrimet janë politike.

“Sa i përket shmangies, mendoj se si Kuvend, treguam pjekurinë tonë për urgjencën e marrëvehsjeve ndërkombëtare duke i ditur rrethanat politke që janë evidente. Mendoj që GP i VV-së nuk duhet mo me sjellë asnjë shmangie, as për këtë as për asnjë ligj tjetëer, sepse ne si opozitë tash detyrohemi të kemi edhe qëndrim politik, përveç mospajtimeve përmbajtësore.

Qëndrimi ynë si opozitë është edhe politik, ne smund të mbështesim asnjë shmangie kur e dimë që për pak orë përfndon afati kohor, përderisa nuk ka zgjidhje të rëndësishme, pozicioni ynë politk dihet. Vendosja në agjendë përmes shmangies nu kdo të jetë këtu, është humbje kohe. Nuk do të miratojmë asnjë shmangie të asnjë ligji sepse e dimë qëllimin,” tha ai.

Lajme të ngjashme