“Nuk je i dëshirueshëm këtu”, At Nikolla pretendon që nuk u lejua të jetë prezent në një tubim të myslimanëve - NACIONALE

“Nuk je i dëshirueshëm këtu”, At Nikolla pretendon që nuk u lejua të jetë prezent në një tubim të myslimanëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa komuniteti mysliman në Elbasan janë mbledhur për të festuar Bajramin, një klerik i njohur si At Nikolla ka pretenduar se atij nuk i është lejuar pjesëmarrja.

Përmes një video të postuar nga vet At Nikolla në rrjetin social TikTok, ai ka thënë se aty i kanë thënë që nuk është i dëshiruar, duke pretenduar se i kanë thënë që është njeri i jashtëligjshëm.

Sa po isha në Real Scampis këtu, fatkeqësisht komunitetet fetare duke filluar nga myslimanët nuk e dëshironin prezencën time edhe Kisha Ortodokse Serbe u largu gjithashtu edhe mua me thanë që nuk je I dëshirueshëm këtu ne mesin tonë sepse je një njeri i jashtëligjshëm.” – ka thënë At Nikolla.

@atnikollaxhufka ♬ original sound - At Nikolla Xhufka

Lajme të ngjashme