"S'është shaka", ish-inspektori i AKI-së propozon testin e drogës ndaj krerëve të shtetit dhe niveleve të tjera vendimmarrëse - NACIONALE

"S'është shaka", ish-inspektori i AKI-së propozon testin e drogës ndaj krerëve të shtetit dhe niveleve të tjera vendimmarrëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kotrabandë të drogës. Madje, i një grupi të fuqishëm që shpërndante ekstazi nëpër vendet bregdetare gjatë këtyre kohëve. Mbi 11 mijë doza të llojit ekstazi MDMA Louis Vuitton janë sekuestruar. Në këtë kontekst, ka reaguar edhe ish-inspektori në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, i cili ka kërkuar që t’iu bëhet testi i drogës vendimmarrësve nëpër nivele shtetërore, duke thënë se rezultati i testit mund të shkaktonte edhe çudi:

Postimi i Ramadanit në Facebook:

Narko-Test për vendimmarrësit

Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.

Kjo nuk është shaka.

Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.

Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:

Presidenca, Qeveria, Kuvendi.

Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin.

Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA)..

Lajme të ngjashme