Nuk është “National Geographic”, por Fitore Pacolli: Flet për hiena, për gjahun e tyre dhe Vetëvendosjen - NACIONALE

Nuk është “National Geographic”, por Fitore Pacolli: Flet për hiena, për gjahun e tyre dhe Vetëvendosjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk është narratore e “National Geographic”, por deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fitore Pacolli e ka lëshuar në autopilot imagjinatën e saj duke folur për “hiena” që, sipas saj, ia kanë mësyer Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo e fundit jo vetëm që u mbijeton por edhe “forcohet”.

Krejt këtë duke e lidhur me çështjen e doracakëve pervers të "Edukimit Seksual" që u bënë brum për debat të ashpër në vend, e për të cilët edhe vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se kishin përmbajtje dhe gjuhë të papërshtatshme, që janë ndalura dhe do të rishikohen.

Por...Enter Fitore Picolli...

Qe shkrimi i plotë i saj:

"Lufta hibride kundër qeverisë dhe shtetit tonë është intensifikuar si asnjëherë më parë."

Hienat janë organizuar në tufa dhe po bëjnë çmos që të sigurojnë se nuk do të mbesin pa "ushqim" edhe 4 vitet e ardhshme. Strategjia e hienave është se ato ndjekin në tufë prenë e tyre dhe bëjnë përpjekje maksimale për të lodhur gjahun e tyre.

Sa më i palodhshëm gjahu i tyre aq më intenzive sulmet. Por, sa herë këto hiena sulmojnë Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin veç forcohet e rritet.

#Kurti3

Lajme të ngjashme