Nuk e respektoi urdhërin e mbrojtjes, Policia e arreston të dyshuarin
Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh ka njoftuar se i arrestuari dyshohet për kryerje të veprës penale “Mospërfillje e gjykatës”.
Sipas Policisë, vepra penale dyshohet se është kryer pasi i arrestuari kishte kanosur një grua.
I dyshuari me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kujtojmë se ishte pikërisht mos zbatimi si duhet i urdhërit të mbrojtjes, ajo që u kritikua më së shumëti, e që sipas shumë njohësve të fushës, mundësoi vrasjen në oborin e QKUK-së, të tashmë të ndjerës Hamide Megashi, nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
Ky i fundit gjindet ende në arrati