Nuk do të ketë rroga për grevistët për muajin shtator, komunat i dorëzojnë listat te ministria
Gjatë një konference për medie, Ministri i financave Hekuran Murati, deklaroj se lista e grevistëve nuk është dorëzuar në ketë ministri për at arsye muajin e kaluar pagat kanë dalur të plota.
Murati, i ka bëre presion komunave që listat të dorëzohen sa më parë në Thesarin e Shtetit.
Kërkesa nga Thesari në adresë të komunave të Kosovës ishte bërë në muajin gusht, por që komunat ishin arsyetuar se për shkak të afatit kohor nuk kanë mundur të dorëzohen listat e përditësuara në Thesar.
Por, kjo nuk do të ndodhë edhe për muajin shtatorë, tashme lista e grevistëve është dorëzuar në ketë ministri nga komunat.
nëse nuk përfillen kërkesat e institucioneve të Kosovës, saktësisht ajo e Financave.
Lajmin për dorëzimin e listave të Pagave e ka bërë të ditur për Paparacin Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Listat e pagave tashmë janë dorëzuar nga ana e komunave sepse një praktikë e tillë është obligim ligjor”, ka thënë Ibrahimi