Nuk bëri zë për zhvillimet në kuvend as s’u përfshi, Abdixhiku fton deputetët e vet nesër për takim
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike së Kosovës s’u përfshi në pjesëmarrjen e opozitës në Kuvend të Kosovës ku protestuan ndaj Vetëvendosjes për seancën konstitutive.
I vetmi nga LDK që iu bashkua asaj proteste ishte Armend Zemaj.
Megjithatë, Nacionale kupton se Abxhiku i ka dërguar mesazh grupit të vet parlamentar për takim nesër në ora 14:00 dhe u ka kërkuar që qëndrimet t’i ruajnë për linjë të përgjitshme partiake.
Ky është mesazhi që ka parë Nacionale:
“Të nderuar, Ju ftoj për takim të përbashkët, nesër, në ora 14:00, në Selinë e LDK-së. Ju lus, po ashtu, që qëndrimet dhe diskutimet t’i mbajmë brenda organeve të partisë, duke respektuar rendin dhe përgjegjësinë tonë partiake. Në këto kohë të rëndësishme për vendin, është e domosdoshme që LDK të flasë me një zë; pasi t’i ketë diskutuar çështjet, peshuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht qëndrimet e saj. Nesër takohemi, diskutojmë hapur dhe përcaktojmë së bashku rrugën përpara. Shihemi, Lumiri