Nora Gjakova siguron medalje në rikthimin nga lëndimi, lufton për të artën në Abu Dhabi - NACIONALE

Nora Gjakova siguron medalje në rikthimin nga lëndimi, lufton për të artën në Abu Dhabi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit Abu Dhabi dhe do të luftojë për medalje të artë, pasi e mundi Eteri Liparterianin në gjymsëfinale.

Kampionia olimpike e Kosovës e kaloi pa telashe gjeorgjianen në kategorinë -57 kilogramë, raporton Nacionale. Kalimi në finale nënkupton se Gjakova e ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në Emiratet e Bashkuara Arabe në atë që është turenu i saj i parë pas më shumë se një viti mungese si pasojë e lëndimit.

Ky është turneu i parë garues për 30-vjeçaren nga Peja pas një pushimi 15-mujor si pasojë e lëndimit dhe operimit në krah. Gjakova nuk kishte garuar më që prej Lojërave Olimpike 2020 në Tokio vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme