Njohja e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë do ta anëtarësonin Serbinë në BE “qysh nesër”, thotë Vuçiqi - NACIONALE

Njohja e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë do ta anëtarësonin Serbinë në BE “qysh nesër”, thotë Vuçiqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “RTS” tha se Serbia do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian “qysh nesër” po qe se do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – që edhe kusht formal në kuadër të bashkërendimit të politikave të jashtme dhe të sigurisë me BE-në.

"Sa herë që mendoni (që anëtarësimi( se është për shkak të sundimit të ligjit, unë do të them - nuk është. Nëse do ta pranonim pavarësinë e Kosovës dhe do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, ne do të ishim anëtarë të BE-së nesër, menjëherë”, tha Aleksandar Vuçiq.

Serbia pretendon se deri në vitin 2027 do të mund të kryejë reformat dhe përmbushjen e e detyrime që burojnë nga bisedimet për anëtarësim në BE, ndërsa një nga kushtet kyçe që del nga Kapitulli 35 është arritja e një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfundimisht kuptohet si njohje e ndërsjellë juridike.

Lajme të ngjashme