Njohësi i sigurisë i kërkon debat televiziv ministrit Mehaj
Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala i ka kërkuar debat televiziv Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj pasi që ka publikuar disa fotografi nga një mbledhje në rrjetin social Facebook, Shala i ka komentuar duke i kërkuar debat televiziv.
Njohësi i sigurisë i ka përmendur edhe temat me të cilat do të debatonte me ministrin Mehaj.
“Ministër shumë mirë suksese! Po ju ftojë publikisht në debat. TV e përzgjidheni ju. Për të debatu: -Sigurinë -Forcën -Planin 10-vjeçar.” – ka komentuar Shala.
