Njohësi i emergjencave: Zjarret e shpeshta në QKUK, tregues se aty ka mungesë të masave për mbrojtje nga zjarri - NACIONALE

Njohësi i emergjencave: Zjarret e shpeshta në QKUK, tregues se aty ka mungesë të masave për mbrojtje nga zjarri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka komentuar djegien e disa zyrave të Institut të Mjekësisë Ligjore.

Ai ka bërë me dije se zjarret e shpeshta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë tregues se aty ka mungesë të masave për mbrojtjen nga zjarri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se është e domosdoshme që QKUK-ja të hartojë një plan që do të identifikonte të gjitha boshllëqet në sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

“Zjarret e shpeshta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janẽ tregues se aty ka mungesa dhe probleme serioze tẽ masave për mbrojtje nga zjarri. Është e domosdoshme që QKUK të hartoj një Master Plan, që do të identifikonte të gjitha boshllëqet në sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe të ndërmerr hapat e nevojshëm për plotësimim e kritereve për mbrojtje nga zjarri dhe masave për parandalimin e zjarreve të mundshme, që do të përmirësojnë dhe garantojnë siguri për ndërtesat e QKUK-së, pacientët, stafin dhe vizitorët”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme