Njoha nga Sudani, Kurti vlerëson angazhimin e Presidentes Osmani: E mirëpresim - NACIONALE

Njoha nga Sudani, Kurti vlerëson angazhimin e Presidentes Osmani: E mirëpresim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të shtetit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se me këtë njohje i shtohet edhe një miqësi e re popullit të Kosovës, ndërsa vlerësoi rolin e Presidentes Vjosa Osmani në këtë proces.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.

Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.

Lajme të ngjashme