Njësiti për Krime Ekonomike kryen kontrolle në një magazinë në Zveçan
Në një magazinë në hyrje të Zveçanit njësiti për Krime Ekonomike është duke kryer kontroll që nga ora 9:30 e mëngjesit, ndërsa janë duke u asistuar nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar Zëvendës Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një përgjigje për “KoSSeV”.
“Nga ora 09:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë, bastisjen e kryen Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, tha Elshani për median serbe.