Njësia Speciale, KFOR e EULEX në vendin e ngjarjes, derisa serbët festojnë Vidovdanin - NACIONALE

Njësia Speciale, KFOR e EULEX në vendin e ngjarjes, derisa serbët festojnë Vidovdanin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Masa të shtuara të sigurisë ka sot në zonën e Gazimestanit, ku serbëet po festojnë Vidovdanin.

“Klan Kosova” raporton se përveç Policisë së Kosovës, në terren ndodhen edhe njësitë speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët po e monitorojnë nga afër situatën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj ngjarjeje.

Lajme të ngjashme