Një viktimë e mbi 1 mijë e 300 raste të reja me Covid-19 - NACIONALE

Një viktimë e mbi 1 mijë e 300 raste të reja me Covid-19

3 vjet më parë

nga NACIONALE

COVID-19 vazhdon të marrë jetë. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka raportuar një viktimë si pasojë e virusit.

Përveç viktimës e cila humbi jetën si pasojë e infektimit, në Kosovë shënojnë 1.332 raste të reja pozitive, nga 3.423 testime gjithsej.

Aktualisht në vendin tonë shënojnë 10 mijë e 410 raste aktive, me një rritje të për qindjes së pozitivitetit prej 38.91 për qind.

Ndryshe, 1.605 njerëz janë shëruar ndërsa 120 tjerë janë vaksinuar në 24 orëshin e fundit.

Lajme të ngjashme