Një vdekje e 303 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Gjatë 24-orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 303 raste të reja me Covid-19. Si pasojë e koronavirusit, raportohet edhe për një viktimë në vendin tonë.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se brenda 24-orëshit të fundit janë testuar 1 mijë e 237 perona.
Si rrjedhojë në vend vazhdojnë të mbesin 4 mijë e 30 raste aktive me virus.
