Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës - NACIONALE

Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Shkrel, në zonën e Bogës, Pejë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 15:00 nga një qytetar, sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Ai konfirmoi se njësitë hetimore ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.

“Në fshatin Shkrel, në bjeshkët e Rugovës, është gjetur një trup i pajetë i një personi. Jemi kontaktuar nga një qytetar dhe njësitë e hetimeve rajonale janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi Gashi.

Ekipet policore po punojnë për të identifikuar personin dhe për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.

Lajme të ngjashme