Një shkollë në Gjakovë ndërpret grevën, paralajmëron se nesër fillon mësimi - NACIONALE

Një shkollë në Gjakovë ndërpret grevën, paralajmëron se nesër fillon mësimi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi i kreut të SBAShK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk prodhoi rezultat që të ndërpritet greva e të filloj mësimi.

Megjithkëtë, shkolla fillore “Kelmand Rizvanollli” në Gjakovë ka vendosur që nga nesër të ndërpretë grevën dhe të filloj mësimin.

Një një shkrim në Facebook, në faqen e kësaj shkolle, ftohen që nesër (e mërkurë) nxënësit të shkojnë në shkollë.

Status i plotë:

Përshëndetje të nderuar,

Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F."Këlmend Rizvanolli", ka vendosur që ditën e merkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt.

Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:

Klasa përgatitore - Ora:10:00

Klasa e I-rë -Ora:13:00

Klasa e II-të, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V - Ora: 8:00

Shënim: Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave.

Me respekt,

Lajme të ngjashme