Një pjesë e Prishtinës pa ujë të dielën, defekt në rrjetin e ujësjellësit - NACIONALE

Një pjesë e Prishtinës pa ujë të dielën, defekt në rrjetin e ujësjellësit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas komunikatës, arsyeja e ndërprerjes është një defekt i papritur i shfaqur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”.

Për pasojë, pa ujë do të mbesin një pjesë e lagjes “Dardania”, si dhe rrugët “Tirana”, “Vicianum” dhe “Bashkim Fehmiu”.

Lajme të ngjashme