Një person plagoset në oborrin e shtëpisë së tij në Podujevë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës të shtunën.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima derisa ishte duke qëndruar në oborrin e tij, është goditur nga një plumb.
Në lidhje me këtë rast janë intervistuar tre dëshmitar rasti.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Peran, Podujevë 25.02.2023-20:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitë relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhe me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.
