Një person ndalohet në Francë nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme - NACIONALE

Një person ndalohet në Francë nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hetuesit që po e hetojnë zjarrvënien e qëllimshme të një zjarri të madh në jugperëndim të vendit, kanë ndaluar një person për marrje në pyetje.

Dyshohet se njëri nga zjarret, që po përhapet në zonën pyjore në jug të qytetit Bordo, është nisur qëllimisht. Një drejtues veture u tha hetuesve se para se ta ndalte automjetin dhe të mundohej pa sukses që ta fikte zjarrin, pa një veturë duke u larguar me shpejtësi nga vendi ku nisi zjarri, tha zyra e prokurorit në Bordo.

Sipas zyrës së prokurorit, hetuesit gjetën dëshmi që çojnë te mundësia për zjarrvënie të qëllimshme, raporton agjencia “Associated Press”.

Burri 39-vjeçar, që u mor në pyetje të martën, jeton në Gironde dhe u ndalua të hënën pasdite, tha zyra e prokurorit. Ai ishte marrë në pyetje edhe më 2012 nën dyshimin për zjarrvënie në pyll, por hetimet ishin mbyllur më 2014 për shkak të mungesës së dëshmive, tha zyra e prokurorit.

Lajme të ngjashme