Një person gjendet pa shenja jete në Klinë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri
Një person është qëlluar për vdekje sot në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se policia është për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi” dhe se në vendin e ngjarjes një person është gjetur pa shenja jete.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.