Një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë në Pojatë të Ferizaj, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pojatë të Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rasti është inicuar si vetëvrasje.
Raporti i plotë:
VETËVRASJE
Fsh. Pojatë, Ferizaj 17.10.2023-20:30 Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.