Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë, familjarët nuk dyshojnë në askënd
Policia e Kosovës ka bërë të ditur po heton vdekjen e një personi që është gjetur pa shenja jete në banesë nga fqinji i tij në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, familjarët nuk dyshojnë në askënd dhe thonë se viktima shpesh ka konsumuar alkool.
Raporti i plotë i PK-së:
VDEKJA E DYSHIMTË - HETIM I VDEKJES
Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.