Një person është lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në Ferizaj - NACIONALE

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në Ferizaj

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Ferizaj, gjatë ditës së sotme.

“Sot, në ora 17:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore”, e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person , i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve te Aksidenteve po e heton rastin”, ka thënë Veseli.

Lajme të ngjashme