Një person bie nga ballkoni i banesës në Pejë, pëson lëndime të rënda - NACIONALE

Një person bie nga ballkoni i banesës në Pejë, pëson lëndime të rënda

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka rënë nga ballkoni i një banese në qytetin e Pejës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhëndësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, ku tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, e viktima ka lëndime serioze dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës . Si pasojë ka lëndime serioze , viktima është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi për Reporterin.

Lajme të ngjashme