Një muaj paraburgim për zyrtarin policor për marrje ryshfeti
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajit, të pandehurit me inicialet B.H, zyrtar policior për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për medie.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.” – thuhet në njoftim.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.” – thuhet tutje.