Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin, që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt - NACIONALE

Një muaj paraburgim për Skender Llugiqin, që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt

1 orë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore i ka caktuar një muaj paraburgim Skender Llugiqit, personit që bëri thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I njëjti, pak ditë më parë derisa po qëndronte në sallën e Kuvendit të Kosovës, bëri thirrje për burgosjen dhe pushkatimin e Haradinajt.

Llugiqi, mbante në duar një pankartë dhe bërtiste duke kërkuar pushkatimin e Haradinajt:

“Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiq 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet 40, 50, 100, duhet me u pushkatu”.

Lajme të ngjashme