"Një marrëveshje që i intereson vetëm Vuçiqit", Basha tenton të justifikojë gjuhën nxitëse - NACIONALE

"Një marrëveshje që i intereson vetëm Vuçiqit", Basha tenton të justifikojë gjuhën nxitëse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj reagimeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pas një interviste në televizionin publik, në të cilën deputeti i partisë në pushtet tenton ta intimidoj gazetaren pas pyetjes që iu shtrua në lidhje me Asociacionin si kusht për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Në reagimin e tij, Basha ka thënë se kritikat e tij nuk janë sulme apo ndonjë formë intimidimi ndaj gazetarëve, por janë pjesë e lirisë së shprehjes dhe diskutimit demokratik.

Ai ka theksuar se ka reaguar në mënyrë të argumentuar dhe të drejtë, duke theksuar se dialogu për asociacionin nuk duhet të dominojë debatin publik.

Në lidhje me reagimin e AGK-së, Basha ka hedhur poshtë akuzat se ka intimiduar gazetarët, duke argumentuar se kritika e tij ka qenë e drejtuar ndaj praktikave të caktuara të mediave dhe mungesës së reagimit të AGK-së ndaj tyre.

Në fund të reagimit të tij ndaj bordit të RTK-së, Basha duke theksuar se kritikat nuk duhet të interpretohen si sulme ndaj lirisë së shtypit, por si një pjesë e procesit demokratik.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme