Një i vrarë e 25 të tjerë përfundojnë në spital nga sulmi në veri të Izraelit
Një person është vrarë pas një sulmi raketor ndaj zonës Nahariya në pjesën veriore të Izraelit, sipas shërbimit emergjent “Magen David Adom”.
Shërbimi mjekësor tha se 25 njerëz të tjerë janë dërguar në spital. Një burrë në të pesëdhjetat pësoi lëndime në gjymtyrë nga copëzat e predhave, raporton televizioni BBC.
Ky shërbim shtoi se 13 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi dhe copëzat e predhave, ndërsa 11 kanë pësuar simptoma ankthi.
Sipas mediave izraelite, raketat erdhën nga Libani.
Ndërkohë, çmimet e naftës u rritën për më shumë se 5 për qind, kur ShBA-ja dhe Irani po japin deklarata të ndryshme në lidhje me atë nëse janë duke u zhvilluar bisedime mes tyre apo jo.