Një i ri mbytet pasi shpëtoi dy të mitur në Durrës
Një i ri sot është mbytur në plazhin e Bisht Pallës në Durrës. Ai ka humbur jetën pasi ishte fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur.
Policia shqiptare ka njoftuar se janë kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhi gjatë orëve të mesditës teksa të rinjtë ishin duke u larë në det.
“Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij”, është thënë në njoftimin e policisë. /abcnews.al/