Një i burgosur vdes në Klinikën Infektive, Shërbimi Korrektues jep detaje - NACIONALE

Një i burgosur vdes në Klinikën Infektive, Shërbimi Korrektues jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:50, në Klinikën Infektive të SHSKUK-së ka ndërruar jetë i burgosuri A.M.

Në njoftimin për media ky shërbim ka bërë me dije A.M se në momentin e dërgimin në klinik gjendjen e ka pasur stabie.

“I njëjti ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14.11.2024. Në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive. Ai ishte duke u trajtuar për një gjendje gripale, e cila ka progreduar në mushkëri. Për këtë arsye, është dërguar për kontroll specialistike pulmologjike. Në Klinikën e Emergjencës në SHSKUK, janë konsultuar radiologu, pulmologu dhe kirurgu torakal, dhe pacienti është transferuar në Klinikën Infektive. Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, është thënë në njoftimin për media të Sherbimit Korrektues.

Lajme të ngjashme